Site icon Telegrafi

Garë për mini-video me temën ‘Liria e shprehjes’, fituesi udhëton në Francë

Instituti Francez në Shkup në bashkëpunim me asociacionin ‘Metamorfozis’ dhe rajonin e Normandisë, e organizon edicionin e dytë të konkursit “Mini-videoja ime e shkurtër”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Konkursi është i hapur për të rinjtë nga mosha 18 deri më 28 vjet e mundësuar nga frankofonët dhe anglofonët, të cilët janë të interesuar për sferën multimediale. Nevojitet të kenë telefona me kamerë. Konkuruesit duhet të bëjnë një video që do të shprehin simbolikën e lirisë së shprehjes në media.

Mini-videot më të suksesshme të shkurtra prej 3 minuta do të publikohen në shfaqen e edicionit të ri të Festivalit të filmit francez, i cili do të mbahet nga 15 deri më 18 qershor të këtij viti.

Fituesi i konkursit do të jenë mysafir i festivalit “Off-Court” në Truvil, Normandi, ku njëkohësisht do të fitojë dhe një orë përgatitore të gjuhës franceze nga Instituti Francez në Shkup.

Seminaret përgatitore për kandidatët e selektuar do të mbahen më 12 dhe 13 maj 2016, me qëllim që t’u jepen udhëzime për shkrimin e skenarëve, këshilla teknike dhe realizim praktik të videove. Gjuhë të mundshme të punës do të jenë: frëngjisht, maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Kandidatët e interesuar mund të konkurrojnë në këtë formular: http://www.ifs.mk/mk/Home/CultureContent/1527.

Kurse formularin e mbushur mund ta dërgoni në këtë e-mail adresë: culture@ifs.mk. Data e afatit të fundit është deri më 6 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version