Telegrafi

“Garë miliarderësh”: Bloomberg planifikon të sfidojë Trumpin në zgjedhjet e vitit 2020

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të jetë i sfiduar nga një miliarder tjetër, në zgjedhjet për president të vitit 2020.

Bëhet fjalë për miliarderin Michael Bloomberg, i cili sipas Times of London, përcjell Telegrafi, planifikon të kandidojë për president në vitin 2020 si një demokrat.

“Mike Bloomberg më tha se ai do të kandidojë në vitin 2020”, ka thënë një burim për gazetën.

Po sipas mediave, Bloomberg, 76 vjeç, ka provuar të hyjë në Shtëpinë e Bardhe në vitin 2008, 2012 dhe 2016, por gjithmonë si i pavarur.

Gjithashtu në qershor, Bloomberg, 76 vjeç, thuhet se ka thënë në një mbledhje fondesh se ai është “duke u ngritur” për 2020. /Telegrafi/