Kanali Carwow në YouTube së fundmi ka publikuar një video të një gare midis Lamborghini Revuelto dhe Model S Plaid të Tesla-s.
E para është një superveturë me motor V12 që u prezantua vitin e kaluar.
Ndërsa e fundit është një version i fuqishëm i një sedani elektrik që ekziston nga viti 2012, përcjell Telegrafi.
Pavarësisht dallimeve të dukshme, të dy modelet nuk janë aq larg njëri-tjetrit në një garë në vijë të drejtë.
Edhe pse Modeli S ishte më i shpejtë, diçka tjetër tërhoqi vëmendjen e shikuesve.
Të dy automjetet kanë pësuar probleme softuerike, shumica e të cilave u zgjidhën me një metodë të vjetër: duke i fikur dhe ndezur përsëri.
Sa i përket performancës, është interesante se si Modeli S ende ka performancë të mirë pavarësisht se është veturë 12 vjeçare. /Telegrafi/