Telegrafi

Garë mes Romës dhe Liverpoolit për mesfushorin

Roma dhe Liverpooli janë përfshirë në garë për mesfushorin Piotr Zielinski.

21-vjeçari është në pronësi të Udineses, ndërsa aktualisht ndodhet i huazuar te Empoli.

Daily Mail raporton se Redsat do të nisin bisedimet me klubin italian gjatë javës së ardhshme.

Njëherësh, interesimin e Giallorossësve e ka konfirmuar drejtori sportiv i Udines, Cristiano Giaretta.

Megjithatë, dy klubet duhet të presin deri në verë, kur edhe mund të nisin me ofertat zyrtare për Zielinskin. /Telegrafi/