Sot në Shkup do të mbahet raundi i dytë i garës së qershorit me kuaj nga Kampionati Shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Garat janë pjesë e kalendarit të Federatës për sport me kuaj e Maqedonisë, ndërsa do të mbahen në terrennin e Klubit të kuajve “Proces” në Shkup.
Në program janë katër gara në kërcimin e pengesave në kategorinë fëmijë, juniorë, seniorë dhe debutues, me pengesa prej 1,20 metra lartësi./Telegrafi/