Një garë e re shpejtësie në të cilën shohim tre makina gjermane, është bërë së fundmi
BMW e re M2 CS vjen me një ngjyrë të bardhë, Mercedes AMG A 45S me të verdhë, dhe Audi RS3 me ngjyrë të kaltër, transmeton Telegrafi.
Motori i BMW është i njëjti që ka M4, dhe është një motor me 3 litra turbo me dy turbina që jep 450 kuaj fuqi dhe 550 Nm çifte rrotulluese maksimal.
Mercedes AMG A45 S është një makinë e fuqishme e mundësuar nga një motor 2.0 që mund të japë 416 kf dhe 500 Nm çift rrotullues maksimal.
Audi ka një motor 2.5-litërsh turbo me 420 kuaj fuqi dhe 500 Nm çifte rrotulluese.
Kush e fitoi këtë garë interesante? /Telegrafi/