Telegrafi

“Bashkë Fitojmë” shpall fitoren në Kavajë

Koalicioni Bashkë Fitojmë ka thelluar diferencën në bashkinë e Kavajës.

Kandidati i Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja ka marrë 377 vota më shumë se kandidati i PS, Redjan Krali ndërsa kanë mbetur edhe shumë pak vota për t’u numëruar.

Drejtuesi politik i “Bashkë Fitojmë” për Kavajën, Ervin Salianji foli menjëherë pasi Fisnik Qosja fitoi votat e nevojshme për të qenë në krye të bashkisë 4 vitet e ardhshme.

Ai tha se do të organizojnë një festë legjitime që e meritojnë pas gjithë punës që kanë bërë për këtë qark.