Subjektet politike i kanë bërë të gjitha përgatitjet për t’i prezantuar kandidatët për kryetarët komunash. Konkurrencë do të ketë mes kandidatëve të partive politike gjithandej Kosovës.
Nga Democracy Plus thonë se garë e ngushtë do të zhvillohet në Komunën e Prishtinës, ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes. Kurse, nga GAP thonë se disa prej kryetarëve të komunave kanë më tepër epërsi për shkak përformancës të treguar gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar.
Garë e fortë pritet edhe në qendrat më të mëdha, si Gjakova, Ferizaj e Prizreni.
Partitë politike shpesh i rikandidojnë kryetarët aktualë, meqë i njohin më mirë problemet e komunës, por kjo nuk është garancë se ata do ta marrin mbështetjen edhe për një mandat tjetër. /Tribuna Channel/