Site icon Telegrafi

Garë e gjiganteve anglez për portierin Horn

Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë në garë për të siguruar shërbimet e portierit gjerman Timo Horn.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se rivalët përveç betejës së tyre që sot do ta zhvillojnë në fushë në kuadër të Europa League, janë duke e zhvilluar edhe një betejë për portierin e Kolnit.

Menaxheri Jurgen Klopp dëshiron të zëvendësojë Simon Mignolet me Hornin, derisa Unitedi e sheh 22-vjeçarin si zëvendësues potencial i David de Geas.

Horn vlerësohet se ka një klauzolë prej 10 milionë eurove.

Exit mobile version