Telegrafi

Garë bukurie për deve

Devetë nga Bahraini, Kuvajti, Oman, Katari dhe Arabia Saudite do të marrin pjesë në garë.

Gara është pjesë e festivalit Mazayin Dhafra, i cili përmban një panel të ekspertëve dhe adhuruesve të deveve të cilët vendosin për secilën grupmoshë.

Sundimtari i Abu Dhabit, Sheikh Khalifa bin Zayed, ka sponsorizuar evenimentin për të gjashtin vit me radhë, raporton BBC.