Roja i burgut në qytetin gjerman Bielefeld është fotografuar në të brendshme në kullën kontrolluese të burgut dhe ato fotografi i ka publikuar në internet. Drejtoria e burgut nuk ka mundur të kuptojë se kush është në fotografi, mirëpo kanë nisur një hulumtim për të disiplinuar “hajgarexhinë” i cili në fund nuk ka mundur t’i bëj ballit presionit dhe është paraqitur vet.
Roja kishte veshur korsetë e tanga, e kolegët e tij thonë se tërë kjo situatë është më shumë komike sesa tragjike, shkruan e përditshmja gjermane “Bild”.
“Ka qenë kjo një marrëzi që ndodhë një herë në jetë”, ka thënë drejtuesi i burgut Robert Dammann për rojën i cili tash 25 vjet punon aty.