Site icon Telegrafi

Gardiani i burgut filmohet duke e goditur në kokë të burgosurin, edhe pse ai i kishte duart e lidhura me pranga (Video)

Gardiani i një burgu në Kaliforni është duke u akuzuar për dhunën e ushtruar ndaj një të burgosuri, që qëndronte i shtrirë i ulur në tokë me pranga në duar, derisa gardiani e godiste në kokë.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në burgun Joaquin gjatë gushtit të vitit të kaluar, dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda burgut, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuar janë bërë me kërkesë të sherifit gjatë të martës, derisa gardiani Matthew Mettler pritet të paraqitet në gjykatë më 26 mars për këtë veprim të pamatur.

Videoja shfaq viktimën që rrëzohet në tokë kur goditet në kokë nga gardiani i cili madje ia kishte mbuluar kokën me një qese, derisa ishte i prangosur dhe assesi nuk përbënte rrezik.

“Kjo sjellje është e papranueshme dhe assesi nuk do të tolerohet. Personat që keqpërdorin detyrën zyrtare do të ndëshkohen konform ligjit”, ka deklaruar gjykatësi Tori Verber. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=34&v=l7C9yNFGwZo

Exit mobile version