Policia e Fierit ka arrestuar dy gardianë, të cilët janë akuzuar për futjen e drogës brenda burgut të Fierit.
Policia gjatë kontrollit ka arritur të gjejë paketime të drogës tek gardianët.
Sasia e gjetur është sekuestruar dhe Policia njofton se do të përdoret në cilësinë e provave. /Telegrafi/