Telegrafi

“Gardhi” triumfon në “Palm Springs”, fiton të drejtën për konkurrim në Oscar

Filmi “Gardhi” nga Lendita Zeqiraj, triumfon në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtër dhe fiton të drejtën e garës për çmimin Oscar.

Me këtë rast, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, ka uruar ekipin e filmit, e sidomos ansamblin e aktoreve femra dhe rolin kryesor të Arti Lokajt.