Filmi “Gardhi” i regjisores kosovare Lendita Zeqiraj ka fituar çmimin si “Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër” në festivalin Hamptons Film.
Këtë e bëri të ditur vet Zeqiraj përmes llogarisë së saj në Facebook.
Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Çelaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan dhe Norik Xhemajli.