Telegrafi

“Garden” lumturon nxënësit me nevoja të veçanta (Video)

Festat po afrohen dhe gjithandej mbretëron atmosferë festive. Njerëzit në mes vete shpërndajnë dhurata për më të afërmit dhe më të dashurit.

“Garden” u përkujdes që të lumturojë nxënësit me nevoja të veçanta në shkollën fillore “Liria” në Tetovë duke dërguar pica për të gjithë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga “Garden” thanë “Ishte kënaqësi për ne që të shohim të lumtur këta fëmijë sot. Neve të gjithëve na bie hise që të kujdesemi për këta fëmijë, për t’i bërë të ndjehen mirë gjatë gjithë kohës.”

Nga shkolla “Liria” u shprehën falemnderues për këtë aksion dhe thanë se edhe subjektet tjera të organizojnë befasi të tilla. /Telegrafi/