Telegrafi

Garda Revolucionare iraniane: ‘Nëse pushton Iranin, SHBA do të përfundojë si Saddam Hussein’

Garda Revolucionare Iraniane ka kërcënuar Uashingtonin zyrtare se në rast të ndonjë sulmi të mundshëm do të mund të përfundojë sikurse ish-diktatori irakian Saddam Hussein.

“Regjimi i SHBA me siguri do të përfundojë i shkatërruar ashtu siç ishte rasti i regjimit të Saddamit”, thuhet në deklaratë.

SHBA u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore me Iranin, por pavarësisht kësaj, Teherani do të vazhdojë të punojë me vendet e tjera sikurse janë Kina, Rusia, Britania, Franca dhe BE, të cilët kanë kritikuar vendimin e presidentit Donald Trump.

Në vitin 1980, Irani dhe Iraku përfunduan një luftë të përgjakshme tetëvjeçare në të cilën mijëra njerëz humbën jetën. Udhëheqësi irakian Saddam Hussein mori mbështetjen e Perëndimit, duke përfshirë SHBA-në, dhe ka dëshmi se armët kimike janë përdorur kundër Iranit.

Saddam Hussein u ekzekutua dy dekada më vonë pas intervenimit amerikan. /kp/Telegrafi/