Site icon Telegrafi

Garda Kombëtare i jep fund mbrojtjes së Kapitolit në SHBA

Trupat e Gardës Kombëtare amerikane po largohen nga Uashingtoni pasi mbrojtën Kapitolin për gati pesë muaj pas sulmit vdekjeprurës të 6 janarit.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, falënderoi ushtarët dhe pjesëtarët e forcës ajrore që ndihmuan policinë e Kapitolit dhe autoritetet lokale për të përforcuar masat e sigurisë pas ngjarjes së dhunshme.

“Këta ushtarë mbrojtën jo vetëm ndërtesat, por edhe ligjvënësit që punojnë atje, duke siguruar që puna e tyre të vazhdonte pa ndërprerje. Ata respektuar betimin e tyre për të mbështetur dhe mbrojtur Kushtetutën”, tha Austin të hënën.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, u tha gazetarëve në Pentagon se rreth 1.000 trupa do të largohen në ditët e ardhshme.

E diela ishte dita e fundit e misionit të mbrojtjes të Kapitolit. /VOA/

Exit mobile version