Site icon Telegrafi

“Garda” e Kujtes

Numri i të punësuarve me kontratë mbi vepër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) po rritet nga dita në ditë, pavarësisht se zyrtarë të partisë të cilës i përket ministri gjatë kohës sa ishin në opozitë në vazhdimësi kishin drejtuar akuza ndaj Qeverisë pikërisht për punësime të kësaj natyre.

Në bazë të dokumenteve që i ka siguruar gazeta “Zëri” shihet qartë se nga marsi i këtij viti e deri më 13 gusht në Ministrinë që drejton Kujtim Shala, i cili njëherësh është edhe zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovë janë punësuar hiç më pak se 30 persona pa respektuar fare procedurat e parapara me ligj.

Ministria që drejton Shala ka punësuar brenda ditës duke filluar nga rojet e institucioneve, e deri te zyrtarët e lartë të kësaj Ministrie. /Telegrafi/

Exit mobile version