Site icon Telegrafi

Garda “blindon” vilën e Ramës në Dhërmi

Pas lajmit të publikuar për ambulancat e shumta në vilën qeveritare të Dhërmiut, ku po qëndron kryeministri Edi Rama, perimetri i saj është rrethuar nga forcat e Gardës dhe të policisë.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur se askush nuk që t’i afrohet vilës qeveritare, ndërsa nuk lejohet as të filmosh apo të fotografosh, transmeton Syri.net.

Nga burimet zyrtare të qeverisë nuk ka asnjë informacion në lidhje me situatën që po ndodh brenda vilës, ku po qëndron prej ditësh kryeministri Edi Rama.

Exit mobile version