Ish trajneri i Romës, Rudi Garcia, flitet se do ta marr drejtimin e Marseille, duke mos pritur Interin.
Francezi vazhdon të paguhet nga Giallorossët pas largimit nga klubi pasi nuk ka gjetur ende punë.
Me Frank de Boer nën presion te Interi, Garcia është menduar si opsion për Nerazzurrët, por do ta vazhdojë karrierën në Ligue 1.
RTL shkruan se Olynmpiqeu Marseille vetëm se ka marrëveshje me ish trajnerin e Lille, duke i ofruar një kontratë prej dy vite e gjysmë.
Garcia mund të jetë në bankë që në ndeshjen e dielës kundër Paris Saint-Germain në Parc des Princes. /Telegrafi/