Neymar dhe Kylian Mbappe do të ishin dy blerje të mëdha për Real Madridin ka thënë ish futbollisti spanjoll Luis Garcia.
Neymar dhe Mbappe janë të lidhur qe një kohë të gjatë me kampionët e Evropës, por se dyshja e Paris Saint-Germain mund të shkojë në Madrid, fjalët janë rritur prej se Cristiano Ronaldo po kërkon largimin.
Garcia që ka luajtur me Barcelonën dhe Atleticon në karrierën e tij, ka thënë se dyshja do të ishin perfekt për Barcelonës.
“Do të ishin perfekt. Shpresoj që jo pasi do të bëheshin shumë të fortë”.
“Por Real Madrid gjithmonë shikon lojtarët më të mirë. Neymar po tregon sa i madh është në Kampionatin Botëror, po ashtu edhe Mbappe për Francën”.
“Do të ishin dy blerje të mëdha për Real Madridin”, ka thënë ai.
Garcia i komentoi edhe fjalët që janë përreth Ronaldo duke shtuar se do të ishte problem që ai të largohet në këtë kohë. /Telegrafi/