Milani është duke menduar që të ofrojë ish trajnerin e Romës, Rudi Garcia.
Besohet se Rossonerët do ta largojnë Sinisa Mihajlovicin në fund të sezonit, ndërsa emri i parë që u shfaqë është trajneri i Sassuolos, Eusebio Di Francesco.
Sipas Il Messaggero në listë të ngushtë është futur edhe Garcia, i cili u largua nga Giallorossët në janar.
Ai pëlqehet nga Silvio Berlusconi, Adriano Galliani dhe Arrigo Sacchi.
Gazeta shkuan se Milani duhet të bëjë me konkurrencën e Lyon, Marseille dhe Valencia.
Po ashtu edhe Galatasaray është skuadër e interesuar. /Telegrafi/