Site icon Telegrafi

Garat evropiane ose shkarkim për Montellan

Raportet sugjerojnë se kualifikimi në garat evropiane do të jetë thelbësore për të ardhmen e Vincenzo Montella në Milan.

Pas një faze të dobët të rezultateve, Rossonerët kanë rënë nga vendi i tretë në vendin e shtatë në tabelë, e cila ka çuar tashmë në pyetje mbi të ardhmen e trajnerit.

Vendet e Ligës së Kampionëve tani duket të ‘humbura’, me Napolin që tani është dhjetë pikë para Milanit në vendin e tretë, por edhe Inter janë vetëm katër pikë përpara në vendin e katërt.

Lexo po ashtu Në mars përfundon shitblerja e Milanit

Gazzetta dello Sport raporton se një fund evropian është një domosdoshmëri, madje edhe me marrjen e kontrollit të afërt nga investitorët kinezë.

Me një marrëveshje aktuale e cila përfundon në vitin 2018, gazeta italiane sugjeron se Montella ose do të zgjasë kontratën e tij në verë, ose të dy palët do t’i ndajnë rrugët, të cilat krejtësisht do të varen nga rezultatet. /Telegrafi/

Exit mobile version