Sot në Shkup janë organizuar garat me vetura të shpejta. Këto gara janë organizuar pas shtatë viteve pauzë.
Gjatë kësaj gare, një vozitës e ka goditur shikuesin që ishte rreth rrugës ku zhvilloheshin garat.
Gara zhvillohet në bulevardin para RTVM-së. Nuk ka informacione zyrtare se si është gjendja e shikuesit të goditur por si duket gjendja e tij është e rëndë. /Telegrafi/