Site icon Telegrafi

Garancioni për Bonuccin dhe Biglian është depozituar, mund të jenë të gatshëm për ndeshjen me Shkëndijën

Milani e ka depozituar garancionin për Leonardo Bonuccin dhe Lucas Biglian dhe mund të jenë të gatshëm për ndeshjen me Shkëndijën në kuadër të Ligës së Evropës.

Bonucci dhe Biglia nuk kanë pasur të drejtë të luajnë pasi Juventusi dhe Lazio nuk i kanë pranuar ende paratë për lojtarët.

Lajmin e ka konfirmuar kreun i gazetës La Stampa, Mauro Suma.

“Garancia u depozitua, jeni të qetë. Me Banca Ifis. Do të ecim përpara kështu”, ka shkruar ai.

Kishte fjalë që Banco BPM, që është edhe një nga sponsorët e Milanit, do ta refuzojë kërkesën për garancion dhe për këtë lojtarët nuk kishin të drejtë loje.

Lojtarët tani mund të jenë të gatshëm për ndeshjen që Milani do ta zhvillojë kundër skuadrës shqiptare të Shkëndijës. /Telegrafi/

Exit mobile version