Telegrafi

Garanci më të shkurta për disqe

Veprim të ngjashëm tani bëri edhe Western Digital. Nga WD nuk kanë ofruar kurrfarë sqarimi, derisa nga Seagate kanë porositur se bëhet fjalë për azhurnimin me afatet e garancive në pajisjet tjera të segmentit të elektronikës konsumuese. Për modelet eavancuar të disqeve për shfrytëzuesit shtëpiak, si dhe të atyre për përdorim afarist, garancitë mbesin të njëjta si më parë.

Afatet e ri për garancitë nga Seagate do të vlejnë për të gjitha disqet e dërguar pas 30 dhjetorit, derisa në WD për datë kanë zgjedhur 1 janarin. Ekziston mundësia që për ca kohë në treg të gjenden modelet e njëjtë me afate të ndryshme të garancisë. /Telegrafi/