Në Strumicë sot mbahet garë rajonale në matematikë, në të cilën marrin pjesë 110 nxënës të shkollave të mesme nga komunat e pjesës juglindore, ndërsa gara organizohet nga Lidhja e Matematicientëve të Maqedonisë. Profesorët thonë se matematika në është apstrakte, por tek nxënësit problem është frika, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Matematika nuk është shkencë shumë apstrakte, problemi është frika nga obligimet. Reformat në arsim ndikojnë në zhvillim të kësaj shkence, por ndonjëherë dijnë të shkojnë edhe në drejtim të gabuar. Qëllimi jonë është të mbjellim dashuri ndaj matematikës, që nxënësit më shumë të ushtrojnë në shtëpi”, deklaroi Petrush Xhorlev, profesor i matematikës.
Nga Lidhja e Matematicientëve thonë se interesimi i nxënësve të shkollave të mesme është i lartë për pjesëmarrje në gara të matematikës./Telegrafi/