Telegrafi

Gara presidenciale në ShBA: Clinton sërish përpara

Një sondazh i ri i publikuar nga New York Times të enjten ka treguar një epërsi të kandidates demokrate Hillary Clinton, ndaj atij republikan Donald Trump.

Sipas sondazhit,  Clinton ka fituar  45 për qind të votave, ndërsa rivali i saj  42 për qind, transmeton KosovaPress.

Ka disa muaj që për betejën e Shtëpisë së Bardhë  në ShBA është zhvilluar një fushatë sarkastike dhe e trazuar, duke krijuar një ndarje të thellë në mes dy kandidatëve.

Zgjedhjet në ShBA do të mbahen më 8 nëntor.