Zyrtarët zgjedhorë në Gjeorgji, po thonë se ka më shumë se gjasa që të ketë një balotazh për vendin e kontestuar në Senat në dhjetor.
Gabriel Sterling tha se ata në shtet, “ndjejnë se është e sigurt të thonë se do të ketë një balotazh për Senatin e SHBA këtu në Gjeorgji”, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu theksoi se gara është planifikuar të mbahet më 6 dhjetor.
Kjo në thelb do të thotë se nuk ka gjasa që të ketë rezultat në Senat deri në dhjetor, me garën në Gjeorgji shumë afër për të “thirrur” më 96 për qind të votave.
Kujtojmë që Republikan duhet të fitojnë vetëm një vend për të kthyer kontrollin në Senat. /Telegrafi/
While county officials are still doing the detailed work on counting the votes, we feel it is safe to say there will be a runoff for the US Senate here in Georgia slated for December 6. #gapol pic.twitter.com/uwMF2EoDzO
— Gabriel Sterling (@GabrielSterling) November 9, 2022