Site icon Telegrafi

Gara për makinat më të mira Lamborghini (Foto)

Neuchateli i Zvicrës ishte qyteti ku u takuan 50 pronarë të makinave të ndryshme nga Lamborgini, për garën që ka shtatë kategori.

Modelet Miura, Countach, Espada, Jalpa, 350, 400GT, LM 002, Diablo dhe shumë i rralli Marzal, ishin disa prej tyre që u mblodhën në një vend, transmeton Telegrafi.

Aty u shfaqën makinat e vjetra me dekada, por që ishin të mirëmbajtura.

Organizimi mblodhi shumë njerëz të interesuar të shohin nga afër dhe në lëvizje këto makina të rralla. /Telegrafi/

Exit mobile version