Telegrafi

Gara për Bashkinë e Shkupit, Pendarovski kundër Trajanovskit (Video)

Disa ditë para se të dorëzohen listat në Komisioni Shtetëror Zgjedhor, partitë politike po i përfundojnë analizat brenda partiake. Sipas burimeve partiake, deputeti aktual i LSDM-së, si dhe ish kandidati për kryetar i shtetit, Stevo Pendarovski po udhëheqë në garën brenda partiake për Shkupin. Kundër kandidat do ta ketë me shumë gjasa, kryetarin aktual, Koce Trajanovskin.

OBRM-PDUKM sërish do ti teston ndjenjat patriotike të banorëve të komunës së Kisella Vodës. Për këtë komunë, favorit kryesor është i dënuari për krime lufte në konfliktin e 2001, Johan Tarçullovski. Si oponent nga LSDM, pritet që ta ketë ish sekretarin gjeneral të partisë, Filip Temellkovski, njofton TV21

Ish ministri i transportit, Vllado Misajllovski pritet që ti prijë garës në komunën e Gjorçe Petrovit, kurse kryetari aktuali, Sokol Mitrevski, si duket do të garojë i pavarur, pasi që nuk do të merr përkrahjen edhe për një mandat tjetër.

Kurse LSDM, do të garojë me Aleksandar Naumovskin. Ndryshime në radhët e OBRM-PDUKM-së pritet të ketë edhe në Butel.

Kryetari aktual i këshillit komunal, Bobi Bojçevski po udhëheq në garën brenda partiake para kryetarit aktual, Petre Llatinovski. Për Gazi Babën, Toni Trajkovski i OBRM-PDUKM-së do të garojë me Borçe Gjorgjievskin të LSDM-së, kurse tanimë është e qartë se për Aerodromin do të garojnë, Zllatko Marin i LSDM-së, dhe Ivica Konevski. Drejtori aktual i Parkingut të Qytetit, Sasha Bogdonoviç me shumë gjasa do të jetë kandidat i LSDM-së për komunën qendër, kurse kryetari aktual, Andrej Zhernovski, si i pavarur do të garojë edhe për një mandat.