Fushë-Kosova me këtë fitore ka shtuar gjasat për mbijetesë, pas barazimit të Trepçës ndaj Drenicës (0:0) dhe Ferronikelit kundër Ferizajt (1:1).
Fushë Kosova zë vendin e fundit me 23 pikë, Trepça është e parafundit me 26 pikë, kurse Ferronikeli mban pozitën e dhjetë me 27 pikë.
Edhe Hajvalia është në mesin e skuadrave që po luftojnë t’i shpëtojnë më të keqes – rënies nga liga. Hajvalia zë vendin e tetë me 28 pikë. Kjo skuadër sot, 15:00 pret lideren e Superligës, Llamkos Kosovën. /Koha/Telegrafi/