Nën organizimin e shoqatës për persona me nevoja të veçanta “Mobilnost”, sot në restorantin Arena në Tetovë, për të shtatën herë me rradhë është mbajtur gara republikane në “Tavlla”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëllimi është që të tregojmë se edhe ne jetojmë dhe ekzistojmë sikur qytetarët tjerë. Ne si shoqatë punojmë çdo ditë në përmirësimin e të drejtave të këtyre personave dhe me këtë të vëtetojmë edhe Konventën për të drejtat e personave me nevoja të veçanta, e cila është e ratifikuar më 11 dhejtor të vitit 2011 nga ana e Maqedonisë”, deklaroi Vlladimir Jaqimoski nga shoqata “Mobilnost”.
Pjesëmarrësit thonë se këto aktivitete janë të shkëlqyeshme për njohje me presona tjerë me nevoja të veçanta nga e gjithë Maqedonia./Telegrafi/