Telegrafi

Gara në shah për të rinj në Shkup

Sot, nën organizimin e Qendrës Kulturore për fëmijë “Karposh” dhe Bashkisë së Shkupit do të organizohet kampionati i parë në shah për të rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kampionat çdo shkollë ka paraqitur nga 5 nxënës (garues), ndërsa garën do ta udhëheqin gjyqtarë të shahut nga Federata e Shahut në Maqedoni dhe Lidhja e Shahistëve nga qyteti i Shkupit.

Fituesit e kësaj gare do të shpërblehen me medalje, trofej dhe tableta./Telegrafi/