Telegrafi

Gara në ngrënien e shpejtë të piteve (Video)

MERCURY PRESS. 20/12/17. Wigan, UK. Pictured: Winners of the World Champion Pie Eating Competition, Vicky Lindley and Martin Appleton-Clare, who ate their pies in 1 min 30 and 32 seconds respectively. The annual competition is held at at Harry's Bar in Wigan, Lancashire. Credit: Iain Watts/Mercury Press

Martin Appleton-Clare është shpallur fitues për herë të tretë, në garën që zhvillohet në Wigan të Anglisë për ngrënien më të shpejtë të piteve.

Për vetëm 32 sekonda, ai arriti që të hajë piten me mish dhe patate, që ka diametër prej 15 centimetrave dhe rreth katër centimetra trashësi, transmeton Telegrafi.

Këtë vit ishte shumë më i shpejtë se të tjerët, teksa theu edhe rekordin e vet pasi herën e kaluar iu deshën 45 sekonda për ta përfunduar këtë ushqim.

Gara që ka nisur më 2006, fillimisht u kërkonte pjesëmarrësve që të hanë sa më shumë që munden për një kohë të shkurtër, ndërsa tani është limituar në vetëm një.

Pos kupës, fituesi me një shoqërues ka një drekë falas në një restorant të njohur. /Telegrafi/