Në Ohër sot dhe nesër do të mbahet Regatë ndërkombëtare velore “Ohri 2017”. Gara është ripërtëritje e traditës shumëvjeçare velore në Liqenin e Ohrit, njfton AIM.
Regata velore zyrtarisht fillon sot në orën 10:00 në portin kryesor të qytetit ku do të tubohen të gjitha velanijet dhe garuesit. Regata do të mbahet në ujërat e Liqenit të Ohrit, afër bregut.
Qëllimi është popullarizimi i lundrimit me vela, jo vetëm si sport por edhe si mënyrë e jetës./Telegrafi/