Site icon Telegrafi

‘Gara Nacionale e Diturisë’ me probleme, mbahet në 95 % të shkollave

Ndonëse ditë vikendi shumë nxënës kishin dal në shkollat fillore për t’u përfshirë në testin e garës së diturisë që është zhvilluar në tërë Kosovën gjatë ditës sotme. Megjithëse, në disa shkolla në Prishtinë për shkak të vonesave të bartjes së testeve nuk u mbajt, përgjegjësit e kësaj iniciative thanë se testi është duke u mbajtur mbi 95 përqind të shkollave.

Kordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti u shpreh entuziast me gjithë procesin e garës së diturisë, duke thënë se mbi 95 përqind të shkollave në nivel vendi janë duke e mbajtur këtë test.

Duke folur për këtë lloj testi, ai tha se është shumë i nevojshëm, pasi duhet të përdoret si një lloj shtyse për vet nxënësit.

Kurse, për shkollat që nuk janë duke mbajtur testin, mbi arsyen e vonesave, Hoti tha se testi duhet të arrihet në çastet e fundit.

“Mund të ketë ndonjë mangësi, nuk e përjashtoj mundësinë sepse janë mbi 1 mijë shkolla. Por në 95 përqind të gjitha shkollave nga burimet e para që kemi në të gjitha komunat është duke shkuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Testi është me rëndësi të arrij në çastin e fundit. Testi nuk duhet të arrij 1 javë përpara ose 1 ditë përpara. Testi duhet të arrihet në çastin e fundit para se të fillohet gara, sepse ata vetëm kanë me shpërndarë është një çështje shumë teknike”, u shpreh kordinatori Hoti.

Por ndryshe prej kordinatorit, shprehet drejtoresha e shkollës  “Ismajl Qemajli” që nuk ka mbajtur testin e garës së diturisë,  Kimete  Konjusha Dida, e cila tha se njëra prej arsyeve ka qenë mos arritja e testeve me kohë.

“Kemi prit testet deri në orën 18:30 minuta gjithë stafi, askush nuk ka ardhur, testet kanë mbërri në orën 01:30 mbas mesnate. Veç me më thirr dhe me thanë mos pritni do të t’iu japim në mëngjes i kisha thirr, ne gjithë kemi pritur, asnjë njoftim nuk e kemi pasur që a kanë me ardhur, apo jo”, u shpreh drejtoresha, Konjusha Dida.

Drejtoresha e shkollës fillore në Prishtinë, “Naim Frashëri”, Shqipe- Vllasalia-Mehmeti shprehet se testi ka shkuar  mirë, përveç një numri prej 15 nxënësish boshnjak që testi nuk iu ka ardhur në gjuhën e tyre dhe për këtë arsye ka dështuar.

“ I kemi gjetur testet këtu, i kemi shpërnda kemi bërë ndarjen për secilën klasë. Secili kujdestar i klasës ka ardhur i ka marrë testet përkatëse me numër të caktuar të klasës së vet. Kemi pasur një problem për shkak se në shkollën tonë kemi dhe komunitetin boshnjak rreth 15 nxënës, mirëpo testet në gjuhën boshnjake nuk na kanë ardhur. Kemi bërë thirrje ata tashti veç e kanë lëshuar testin, meqenëse nuk kanë ardhur testet, fëmijët tash shkuan në shtëpi”, tha ajo

Ndërsa, drejtori i shkollës fillore, “Qamil Batalli” në Prishtinë, Liridon Maliqi shprehet se testet i kanë marrë mbas mesnate, dhe pavarësisht kësaj ata i kanë sistemuar dhe gara ka filluar në kohë ashtu siç është paraparë.

“Procesi në përgjithësi është duke shkuar mbar dhe mirë. Cikli i ulët, apo klasat e para, dyta dhe të treta thonë që është testi shumë i lehtë dhe tani janë në përfundim e sipër. Kemi vërejtur disa gabime teknike tek grupi A i klasës së nëntë, gjithashtu kemi vërejtur gabime tek  një poezi që ka fjalët e ngjitura në klasën e dytë dhe kemi vërejtur dhe në klasën e tret. Të tjerat kanë qenë çdo gjë në rregull. Testet i kemi marrë mbrëmë vonë edhe pse janë rregulluar në shkollën tonë diku rreth orës 01:00 pas mesnate”, tha ai

Nxënës të shumtë jashtë kamerës së KosovaPress-it, janë shprehur entuziast me garën dhe thanë se kjo i motivon më shumë.

Kurse, Arlinda Latifi që ishte duke e pritur fëmijën derisa të përfundon testin, u shpreh e kënaqur me këtë garë, pasi sipas saj nxënësit e testojnë vetën dhe shohin sa janë të përgatitur.

“Është e arsyeshme pse jo, testojnë veten dhe përgatitjen për klasat e 9, jo veç po i shoh fëmijët që po dalin po thojnë se nuk ish kanë i vështirë, i lehtë”, tha ajo.

Për fituesin e kësaj gara do të ketë një çmim në të holla prej dhjetë mijë eurosh.

Exit mobile version