Përfundoi me mosmarrëveshje dhe akuza për mashtrim, një garë kontroverse mes dy bandave rivale, se kush e përfundon më shpejt pjatën me pasta.
Anëtarët e bandave famëkeqe të Zelandës së Re, Mongrel Mob dhe Black Power qëndronin para kamerës, derisa nisën të hanin 13 paketimet, transmeton Telegrafi.
“A je gati për të mundur”, ka thënë njëri prej tyre, në momentin e fillimit të garës.
Mirëpo, jo gjithçka shkoi si duhet dhe pati një ndërhyrje teknike në pajisjen që filmonte.
Kur filluan sërish, njëri prej tyre e kishte sasi e ushqimit shumë më të vogël, në pjatën për të cilën nuk besohet se mund t’i zë 13 paketimet me pastat e ziera.
“Unë jam Mongrel Mob, e përfundova dhe nuk pranoj ta bëj sërish”, është kundërpërgjigjur burri ma tatuazhe në fytyrë, megjithëse nuk duket se e kreu garën si duhet. /Telegrafi/
https://youtu.be/JjSVzkNFRyY