Telegrafi

Gara gjithë përfshirëse “Tech Heroes” zbulon talentet e teknologjisë informative

Tech Heroes është garë në fushën e teknologjisë informative, garë kjo e cila mledh më shumë se 160 pjesëmarrës, të cilët përgjate përiudhes 6 mujore do të punojnë në zhvillimin e aplikacioneve të ndryshme për të zgjedh probleme te ndryshme shoqërore. 

E vecanta e kësaj gare është që përfshin të rinjë nga të gjitha etinicitetet në Kosovë. Këta të rinjë të komuniteteve të ndryshme janë bashkuar me një qëllim të përbashkët, krijimin e zgjidhjëve teknologjike e cila bën ndryshim positiv në shoqëri. 

Gjatë kësaj fundjave,këta të rinjë janë takuar për të punuar në idetë e tyre me mbështetjën e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. 

Inciativa te tilla, si modele të reja të edukimit jo-formal po tregojnë rezultate jashtëzakonisht efektive në zhvillimin e shkathësive të nevojshme në fushën e IT. 

Projekti i Tech Heroes është i mbeshtetur nga Ambasada Britaneze në Kosovë, si dhe implementohet nga IOM (Organizata per Migrim dhe Integrim) dhe Akademia jCoders. /Telegrafi/