Site icon Telegrafi

Gara e radhës automobilistike – Brezovica 2014

 Këtë fundjavë me 12-13 Korrik simpatizuesit e garave automobilistike do ta kenë rastin ta përcjellin një garë interesante, e cila do të mbahet për herë të parë Brezovicë. Ky shteg tashmë i licensuar nga FASK, për shkak të gjatësisë së saj (8.3. km ndër më të gjatit në rajon pasi numëron 67 kthesa) do të paraqes një sfidë të vërtet si për aftësitë e garuesve ashtu edhe për qëndrueshmërinë e veturave garuese.

Kjo garë organizohet nga A.K. FERIZAJ dhe FASK-Eurogoma, e cila do të zhvillohet në kuadër të kampionatit të hapur të Kosovës në disiplinën malore, që do të ketë edhe karakter ndërkombëtar, derisa do të ketë garues edhe nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

Në garë janë paralajmëruar 35 garues kombëtarë dhe 20 ndërkombëtarë në kategoritë e ndryshme.

Përmes kësaj gare Federata Automobilistike të Kosovës (FASK – Eurogoma) synon është anëtarësimin në Federatën Internacionale të Automobilizmit (FIA-CEZ). /Telegrafi/

Exit mobile version