Gara u organizua në ambientin e bukur të shtegut të Puoskës në Prizren, e cila mirëpriti një numër të madh të simpatizuesve si dhe një numër të madh të garuesve nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Kjo është gara e parë që organizohet në shtegun e Puoskës, ku rekordin e këtij shtegu e vendosi mysafiri nga Mali i Zi, Aldin Corovic, me bolidin e tij Formua Lotus, me kohën 02:15:53.
Garues të tjerë që u treguan të suksesshëm nëpër kategoritë e ndryshme ishin:
Kategoria 1:
1. Naser Farka
2. Refki Jakupi
3. Emin Sabir
Kategoria 2:
1. Ymer Mariqi
2. Zana Daka
3. Agron Dida
Kategoria 3:
1. Milot Shaqiri
2. Shkumbin Lajqi
3. Besnik Aliu
Kategoria 4:
1. Shkëlzen Lajqi
2. Visar Gjikolli
3. Arbnor Musliu
Kategoria 5:
1. Naim Dashaj
2. Valdet Krasniqi
3. Blerand Hasanaj
/Telegrafi/