Ky është momenti rrëqethës kur një peshëngritës thyen këmbën derisa tenton të ngrit 250 kilogramë pesha, gjatë një gare të zhvilluar në Rusi.
Yaroslav Radashkevich po merrte pjesë në garën e peshëngritjes Eurasian, kur theu këmbën në palestër derisa po ngrinte peshat në Khaborovsk, transmeton Telegrafi.
Në videon amatore shihen ndihmësit duke ndihmuar Radashkevichin që të stabilizohet dhe në një moment i largojnë duart nga peshat, duke menduar se pa ndonjë problem do t’i ngritë.
Megjithatë në një moment humbi forcën dhe u rrëzua në tokë duke thyer këmbën e djathtë. Mediat lokale raportojnë se do t’i duhet kohë e gjatë që të shërohet plotësisht, duke lënë të kuptohet se ai më nuk do të mund të kryej punën e trajnerit personal. /Telegrafi/