Site icon Telegrafi

Gara e makinave në Texas përfundoi në tragjedi: Shoferi humb kontrollin mbi veturën, e pësojnë me fatalitet dy fëmijë

Pamjet video kanë kapur momentin kur një garues humbi kontrollin e veturës së tij Mustang gjatë një gare dhe u përplas në turmën, duke vrarë fëmijë, të moshës gjashtë dhe tetë vjeç.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përplasja ndodhi në fund të “pistës”, në një seksion pa barriera sigurie, në aeroportin e qarkut Kerrville-Kerr në Texas, të shtunën pasdite, me dy fëmijët e vrarë ende për t’u identifikuar.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar edhe tetë spektatorë të tjerë dhe shoferi.

Pamjet e publikuara tregojnë dy nga automjetet e garave krah për krah duke “ngrohur” motorët e tyre përpara fillimit të garës.

Mustang, në të djathtë, u pa më pas duke u përshpejtuar poshtë pistës me një re pluhuri të lënë pas.

Por nuk kaloi shumë dhe Mustang u pa më pas duke u “tërhequr” në pjesën e pasme të automjetit tjetër dhe duke u drejtuar me shpejtësi drejt turmës. /Telegrafi/

Exit mobile version