Lewis Hamilton është në limitet e perfeksionit në testin e fundit për të arritur titullin e katërt botëror. Britaniku realizoi tri kohë të jashtëzakonshme në të tre sesionet e provave kualifikuese për Çmimin e Madh të Abu Dhabi në pistën Yas Marinas.
Britaniku e mbajti larg shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg, duke mos i dhënë asnjë mundësi për t’i marrë vendin e parë në nisje. Ky është ‘pole position’ e 61-të në karrierë për kampionin në fuqi.
Nuk pati befasi nga pilotët e tjerë për pozicionet e nisjes, me Red Bull që do të ketë në nisje në vendin e tretë australianin Daniel Ricciardo, transmeton Top Channel.
Vendi i katërt në nisje për finlandezin e Ferrarit, Kimi Raikkonen, ndërsa Sebastian Vettel arriti të bënte më mirë vetëm se Max Verstappen.
Gara e Abu Dhabit është e fundit për këtë sezon kur edhe do të vendoset titulli i kampionit.