Anibar, në bashkëpunim me IPKO Foundation, organizon garën e gjashtë të “Junior Oscar” – themeluar nga Programi për Arsim Themelor i USAID-it. Gara bëhet për filmin më të mirë të shkurtër 10-minutësh, në kategoritë në vazhdim:
● Filmi më i mirë nga nxënësit e klasës 1-5
● Filmi më i mirë në gjuhën angleze
● Filmi më i mirë dokumentar
● Tregimi më i mirë
● Filmi më i mirë i animuar i punuar me programin ALICE
“Të gjithë nxënësit e shkollave fillore kanë të drejtë të marrin pjesë dhe të punojnë në ekip për realizimin e filmit. Nxënësit inkurajohen të zgjedhin një prej temave të cilat janë te lidhura me lëndët që mësojnë apo temës së përshkrimit se çfarë e bën të veçantë dhe unik vendin tuaj (objekte kulturore, historia e vendit, e veçanta që e dallon prej vendeve tjera). Data e fundit për aplikim është 22 maji 2017, ndërsa filmat fitues do të marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Animuar ‘Anibar’ prej 14-20 gushtit 2017 në Pejë, ku dhe do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve”, thuhet në kumtesë.
Për më shumë informata në lidhje me aplikimin, klikoni KËTU: http://anibar.org/sq/anibar-opens-the-call-for-junior-oscar-competition/