Telegrafi

Gara e çuditshme e rusëve, fitues është ai që i reziston shuplakave të kundërshtarit (Video, +16)

Kemi pasur rastin të shohim që ngjarje të ndryshme ndodhin në Rusi, duke filluar nga larja në lumenj pothuajse të ngrirë ku temperaturat arrijnë deri në minus 40 gradë celsius, e deri te pirja pa kufi e vodkës.

Megjithatë, ata njihen edhe për organizimin e një gare të pazakontë, ku pjesëmarrësit që kryesisht janë meshkuj, kanë për detyrë ta bëjnë kundërshtarin të dorëzohet me vetëm një lëvizje – ta godasin sa më shumë që munden me shuplakë në fytyrë, transmeton Telegrafi.

Rregullat janë shumë të thjeshta, në lojë marrin pjesë dy persona dhe fituesi është ai që i reziston goditjeve të tjetrit, që në shumë raste përfundojnë edhe të rrëzuar në tokë pa vetëdije.

Rusët përpos që nuk e kanë ndërmend ta ndalin këtë lojë të rrezikshme, ata madje mburren me pjesëmarrësit për të cilët organizatorët thonë se janë trima dhe krenaria e kombit.

Këtë vit në garën e organizuar në Moskë, është shpallur fitues Yuriy Kuzmin, i cili fitoi 300 funte për vendin e parë. Ndërsa shumë persona pyesin nëse ia vlen një sakrificë e tillë për vetëm 300 funte. /Telegrafi/