Site icon Telegrafi

Gara e bukurisë e vajzave “plastike”

“Miss Plastic 2010” është garë e cila mbahet në Budapest. Në të marrin pjesë vajza të cilat kanë zbukuruar trupin e tyre me ndërhyrje kirurgjike.

Vajzat mund të kualifikohen në garë vetëm nëse për operacionin plastik kanë vërtetimin e mjekut si dëshmi. Juria do të vlerësojë bukurinë e tyre, ndërsa një komision i posaçëm i mjekëve do të japë vlerësimin e vet për kualitetin e operacioneve estetike.

Fituesja do të garojë me bukuroshet “plastike” ndërkombëtare në garën “Miss Plastic Universe”. /Telegrafi/

Exit mobile version