Garë e fortë po zhvillohet në shtetin e Nevadës në mes të presidentit amerikan, Donald Trump si dhe zëvendëspresidentit gjatë presidencës së Barack Obamës, Joe Biden.
Ky i fundit ka një epërsi prej 0.6 për qind të votave në nivel vendi, transmeton Telegrafi.
Në fakt, përparësia e demokratit kundrejt republikanit është pak se tetë mijë vota kur kanë mbetur të numërohen edhe 33 për qind të votave.
Kujtojmë se shteti i Nevadës fituesit do t’ia sjell gjashtë vota elektorale në garën presidenciale.
Ndryshe, Biden deri më tani ka siguruar 238 vota elektorale gjersa Trump ka 213 sosh. /Telegrafi/