Site icon Telegrafi

Gara automobilistike “Kosova-Shqipëri jemi një” mbahet në Krujë

Federata e Autosporteve të Kosovës (FASK) është organizatorja kryesore e garës së automobilizmit kodrinor, që do të mbahen më 21 dhe 22 shtator në Krujë të Shqipërisë.

FASK organizimin e bën me Bashkinë e Krujës, Ministrinë e Sporteve të Shqipërisë, dhe bekimin e Baba Mondit, kryegjysh i bektashizmit botëror, pasi që vendi gara organizohet në vendin e shenjtë, Sari Salltek, në Kruje. Mbështet të këtij organizimi janë edhe DDA Tirana, ACA Tiranë, FASA Garat automobilistike te shpejtësisë. 

Garat e shpejtësisë për disiplinën malore janë të vlefshme për:

1. Kampionatin e hapur të Kosovës
2. Kampionatin e Shqipërisë në automobilizëm
3. Liga e kampioneve Kosove – Shqipëri

Gara organizohet nën moton “Kosovë – Shqipëri jemi një”. Garat para kualifikuese mbahen të shtunën 21 shtator në orën 10:00 dhe gara Finale të dielën në 22 shtator në orën 10:00. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version